Flash

A$AP Rocky sqaron raportin me Drake: “Nuk merrem më me të”

Lapsi.al 22 January 2026
A$AP Rocky sqaron raportin me Drake: “Nuk merrem më me të”

A$AP Rocky ka folur hapur për marrëdhënien e tij me Drake, duke konfirmuar se mes tyre nuk ka më miqësi, por as armiqësi të hapur.

Në një intervistë për “Ebro Show” të mërkurën, reperi 37-vjeçar u shpreh se “nuk merret” më me Drake, pas spekulimeve se ai e kishte thumbuar në këngën “Stole Ya Flow” nga albumi i tij i ri Don’t Be Dumb.

I pyetur nëse ekziston vërtet një konflikt mes tyre, Rocky e krahasoi situatën me “taktikat e hip-hopit”, ku artistët shpesh provokojnë për vëmendje. “Nuk është ‘smoke’ i vërtetë mes nesh. Thjesht nuk merrem me të,” tha ai.

Në këngën në fjalë, Rocky duke se i drejtohet ndaj Drake: “Fillimisht ma vodhe stilin, pastaj unë t’ia mora femrën… Tani jam baba, partnerja ime është Rihanna, kështu që jemi të pashqetësuar.”

Rocky pranoi se ai dhe Drake kanë qenë dikur miq dhe madje kanë bashkëpunuar në hitin “F–kin’ Problems” në vitin 2012, por marrëdhënia u prish “për shkak të femrave”.

Drake ka qenë i lidhur herë pas here me Rihannën nga viti 2009 deri në 2016, ndërsa Rocky është në një lidhje me këngëtaren që prej vitit 2019. Çifti ka tre fëmijë së bashku.

Duke iu referuar disa teksteve të Drake, Rocky sugjeroi se reperi kanadez ka vazhduar të bëjë komente për Rihannën edhe vite më vonë, gjë që ai e konsiderontë panevojshme. “Kur të gjithë po rriten, duhet të ecësh përpara,” u shpreh Rocky.

Megjithatë, ai theksoi se nuk ka armiqësi reale: “Ka mjaftueshëm para, famë dhe mundësi për të gjithë. Nuk mund të jetë kurrë ‘smoke’ i vërtetë.”

Nga ana e saj, Rihanna ka deklaruar më herët se ajo dhe Drake nuk janë më miq, por as armiq. Marrëdhënia e saj me A$AP Rocky u bë romantike në vitin 2021 dhe çifti krijoi familjen në vitin 2022.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI