Flash

Ashtu si Rama, edhe Lukashenko nuk ishte në themelimin e Bordit të Paqes

Lapsi.al 22 January 2026
Ashtu si Rama, edhe Lukashenko nuk ishte në themelimin e Bordit të
Shtëpia e Bardhë ka publikuar listën e vendeve pjesëmarrëse në Bordin e Paqes, përpara ceremonisë zyrtare të nënshkrimit të marrëveshjes të mbajtur të enjten, duke konfirmuar se Egjipti dhe Belgjika i janë shtuar nismës ndërkombëtare të ideuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Shqipëria mungon në këtë listë për arsye që ende nuk dihen. Më herët, kryeministri Rama mori një ftesë nga presidenti i SHBA Donald Trump për të qenë antar themelues, por Rama nuk u paraqit në ceremoni duke thënë se duhej të priste Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan në Vlorë. Sipas njoftimit zyrtar, përveç Shteteve të Bashkuara, në këtë fazë të parë të Bordit të Paqes marrin pjesë Bahreini, Maroku, Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria, Egjipti, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Kosova, Mongolia, Pakistani, Paraguaji, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Uzbekistani. Megjithatë, në listë bien në sy mungesat e aleatëve kryesorë evropianë të SHBA-së. Sipas burimeve diplomatike shkruan CBSNews një pjesë e vendeve evropiane kanë shprehur rezerva për shkak të ftesës që Trump i ka adresuar presidentit rus Vladimir Putin dhe aleatit të tij në Bjellorusi, Aleksandr Lukashenko. Rusia ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen në Bord, ndërsa Bjellorusia nuk u përfshi në listën e publikuar nga Shtëpia e Bardhë për ceremoninë e së enjtes, pavarësisht se Lukashenko ka deklaruar më herët se e ka pranuar ftesën.   Edhe Lukashenko e priti me entuziasëm ftesën e Donald Trump, madje sot Ministria e Jashtme e Bjellorusisë shpërndau një video ku duket shefi i regjimit bjellorus që firmos dokumentin që zyrtarizon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes. Pikëpyetjet/ Pse mungoi Rama në Bordin e Paqes? Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përshkroi Bordin e Paqes si një strukturë ende në formësim, duke theksuar se anëtarësimi pritet të zgjerohet. “Shumë të tjerë do të bashkohen. Disa nuk ndodhen sot këtu ose duhet të kalojnë procedura të brendshme në vendet e tyre, për shkak të kufizimeve kushtetuese, por të tjerë do të bashkohen,” u shpreh Rubio, duke lënë të hapur mundësinë e zgjerimit të mëtejshëm të kësaj nisme ndërkombëtare.

Të këshilluara

Tjetër viktimë nga moti i keq në Greqi

Stuhia ka përfshirë Greqinë. Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje masive në Atikë dhe shumë zona të tjerë. Rrugët janë kthyer në lumenj dhe gjithash...

20:30

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI