Flash

Kosto 25 mld dollarë, dhëndri i Trump prezanton planin për rindërtimin e Gazës

Lapsi.al 22 January 2026
Kosto 25 mld dollarë, dhëndri i Trump prezanton planin për

Një plan ambicioz për rindërtimin e Rripit të Gazës, të cilin vetë Donald Trump e ka përshkruar si një “copë toke shumë të bukur” u prezantua nga Jared Kushner gjatë një aktiviteti të “Këshillit të Paqes” në Davos.

Projekti parashikon nisjen e rindërtimit nga pjesa jugore e territorit dhe kërkon investime që vlerësohen në të paktën 25 miliardë dollarë.

Duke paraqitur vizionin e tij zhvillimor, Kushner theksoi se plani bazohet në sigurinë, çmilitarizimin e zonës përmes çarmatimit të Hamasit dhe në parimet e tregut të lirë.

Sipas tij, projekti shtrihet në katër faza dhe nis nga Rafahu, vazhdon në Khan Younis dhe përfundon në Qytetin e Gazës.

Sipas Kushner, planet zhvillimore të Këshillit të Paqes për Gazën përfshijnë:

Bashkëpunim me Hamasin për çmilitarizimin e zonës

Zvogëlimin e varësisë së Gazës nga ndihma e huaj

Ndarjen e territorit në zona “rezidenciale” dhe “turistike bregdetare”

Ndërtimin e 100 mijë banesave në Rafah, si edhe në të ashtuquajturën “Gaza e Re”

Gjatë fjalës së tij, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump prezantoi slajde që paraqisnin rindërtimin gradual të Rripit të Gazës, duke nisur nga jugu.

Sipas Kushner, qyteti i Rafahut, i cili pësoi dëme të mëdha gjatë operacionit ushtarak izraelit kundër Hamasit, mund të rindërtohet brenda dy deri në tre vjet.

Kostoja totale e planit për të gjithë Gazën, sipas të dhënave të paraqitura, arrin në të paktën 25 miliardë dollarë, pa u sqaruar ende se kush do të marrë përsipër financimin e këtij projekti.

Të këshilluara

Groenlanda, Trump: Nuk ka kthim prapa!

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë në Shtëpinë e Bardhë, duke dyfishuar kërkesat e tij për të zotëruar Groenlandën, duke e cilësuar...

20:35

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI