Flash

Lubonja: 5 vjet më parë Donald Lu më tha se Rama, Berisha dhe Meta do futen në burg

Lapsi.al 22 January 2026
Lubonja: 5 vjet më parë Donald Lu më tha se Rama, Berisha dhe

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, ka zbuluar gjatë emisionit “Kjo Javë” në News 24 një bisedë që ka zhvilluar vite më parë me ish-ambasadorin amerikan Donald Lu, kur miratohej reforma e re e drejtësisë.

Sipas Lubonjës, ambasadori amerikan tha se Meta e Berisha do të futen në burg dhe Shqipëria do të futej në Evropë. Madje sipas tij, Lu kishte pohuar se radha do t’i vinte edhe Ramës.

“Rama ka qenë mjeshtri për të shitur demokracinë dhe për tu lidhur me kriminelët. Ai ka menduar që “le të bëjmë një reformë në drejtësi, që këta e marrin si një ecje përpara, në letra, dhe në disa arrestime, të fusim disa kryeministra që kanë bërë korrupsion por në të vërtetë ne mbrohemi nga këta dhe shkatërrojmë opozitën. Pra në fasadë të bëjmë drejtësinë dhe prapa kësaj të bëjmë padrejtësi.

Unë këto muhabete i kam bërë me ambasadorin amerikan. Futen dy, Saliu dhe Meta, Shqipëria futet në Evropë. Dhe në fund më tha se do t’i vijë radha dhe Ramës. Madje më tha kur do vëmë bast se do të ndodhë për një ose 2 muaj. Por kanë kaluar më shumë se 5 vjet”, - tha Lubonja.

DEKLARATA:

Fatos Lubonja: Kemi pasur një periudhë kur kemi pasur opozitë më të fortë, kemi pasur president më të pavarur, kemi pasur institucione që kontrollonin njëri-tjetrin. Me atë që ka ndodhur me atë që ka thënë OSBE që është krijuar një parti shtet, që ka futur krimin në zgjedhjet elektorale, në këto kushte Edi Rama është shumë më i fortë dhe ka marrë drejtësinë në dorë.

Prova që dha opozita e re, Shehaj e Lapaj, që nuk ndiqen më, nuk e ka fajin Saliu. Me këtë pakënaqësi të madhe që ka populli, votat do të transferoheshin tek ata.

Rama ka qenë mjeshtri për të shitur demokracinë dhe për t'u lidhur me kriminelët.  Paradoksi qëndron në faktin se kur u bë reforma në drejtësi pyetja ishte nëse do bëhej e pavarur dhe nëse do ishin amerikanët pas. 

Pra, le të bëjmë një reformë në drejtësi, që këta e marrin si një ecje përpara, në letra, dhe në disa arrestime, të fusim disa kryeministra që kanë bërë korrupsion por në të vërtetë ne mbrohemi nga këta dhe shkatërrojmë opozitën. Pra në fasadë të bëjmë drejtësinë dhe prapa kësaj të bëjmë padrejtësi.

Unë këto muhabete i kam bërë me ambasadorin amerikan. Futen dy, Saliu dhe Meta, Shqipëria futet në Evropë. Dhe në fund më tha se do t’i vijë radha dhe Ramës. Madje më tha kur do vëmë bast se do të ndodhë për një ose 2 muaj. Por kanë kaluar më shumë se 5 vjet. /BW

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI