Flash

Macron: Kur Europa është e bashkuar dhe reagon shpejt

Lapsi.al 22 January 2026
Macron: Kur Europa është e bashkuar dhe reagon shpejt

Franca dhe Evropa duan "respekt", tha presidenti francez Emmanuel Macron, duke mbërritur në samitin e liderëve të BE-së në Bruksel.

Mediat e huaja shkruajnë se presidenti francez mirëpriti kthimin në një "situatë shumë më të pranueshme" me SHBA-në, pas përshkallëzimit dhe kërcënimeve të pushtimit në Grenlandë dhe tarifave në vendet evropiane nga SHBA.

"Në këtë samit joformal ne nënvizojmë unitetin e evropianëve në drejtim të mbështetjes së Danimarkës, integritetit të saj territorial, sovranitetit të saj kombëtar. Kur Evropa është e bashkuar, e fortë, reagon shpejt, gjërat kthehen në rregull dhe qetësi. Ne mbetemi vigjilentë dhe të gatshëm të përdorim mjetet që kemi në dispozicion nëse bëhemi përsëri shënjestër e kërcënimeve." tha ai.

Të këshilluara

Analiza/ Pse Donald Trump bëri një hap prapa

Davosi mbaroi, Donald Trump u frenua përkohësisht. Por pretendimet e tij të pamenda, të bazuara në pikëpamje krejtësisht të shtrembëruara të historisë - të cila...

21:59

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI