Flash

Prokurorja e SPAK në Kushtetuese: Qëndrimi në detyrë i Ballukut, rrezik potencial

Lapsi.al 22 January 2026
Prokurorja e SPAK në Kushtetuese: Qëndrimi në detyrë i

Prokurorja e SPAK, Dorina Bejko theksoi se qëndrimi i Belinda Ballukut në detyrën e zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës së Energjisë, në një kohë kur është marrë e pandehur, përbën rrezik potencial.

Në seancën publike që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese, ku po shqyrtohet ankimimi i qeverisë kundër vendimit të GJKKO për pezullimin e Ballukut nga detyra, prokurorja e SPAK u shpreh se ka rrezik që ajo të prishë provat dhe të kryejë vepra të tjera penale.

Ajo përmendi edhe një deklaratë të përfaqësuesit të kryeministrit në seancë se ajo ka propozuar 50 akte, që do të thotë se mund të veprojë sërish në kundërshtim me ligjin.

“Hetimi është dinamik. Në këtë seancë nuk mund të bëjmë të ditur nëse nga ana e të hetuarës, fakti që ka vazhduar ta ushtrojë këtë veprimtari në një sektor të fuqishëm si infrastruktura dhe energjitika nuk mund ta bëjmë të ditur por patjetër që po. Në vlerësimin makro të rreziqeve ka krijuar se ka vazhduar të ushtrojë detyrën e ministres dhe zv kryeministres.

Vetë përfaqësuesi i kryeministrit tha se e hetuara ka propozuar 50 akte. Pra ne jemi para gjykatës dhe po bëjmë të ditur se kjo e hetuar nuk ka përmbushur detyrën e saj në përputhje me ligjin, ka cenuar interesin publik dhe rreziku që kjo e hetuar ta vazhdojë dhe vërë në rrezik interesin publik është konkret se vazhdon në këtë detyrë.

Në mënyrë makro thashë se ekziston rreziku që nëpërmjet vijimit të detyrës e hetuara ka rrezikun që të kryejë vepra penale të të njëjtës natyrë dhe të helmojë provat”, tha Prokurorja.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI