Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Shqipëria e në Bordin e Paqes/ Bardhi: Pse kjo urgjencë?

Lapsi.al 22 January 2026
Shqipëria e në Bordin e Paqes/ Bardhi: Pse kjo urgjencë?

Grupi Parlamentar i PS ka bërë kërkesë për procedurë të përshpejtuar në lidhje me kërkesën që Shqipëria të bëhet pjesë e Bordit të Paqes.

Kreu i Grupit të PD Gazment Bardhi, ka deklaruar në seancë plenare se e vetmja urgjencë në shqyrtimin e projektligjit, është fakti se duhet që të zhurmohet fakti që sot po mbahet në Gjykatën Kushtetuese seancë për pezullimin e Ballukut.

"Së pari besoj se shqiptarët e dëgjuan hartimin e kolegut, por nuk dëgjuan ku është nxitimi i Shqipërisë për të mbyllur këtë proces sot. Në 10 minuta nuk u shpjegua urgjenca e shqyrtimit të këtij projekt ligji. Mendova se do të vinit këtu e do ta niste fjalën duke kërkuar ndjesë për faktin se Rama e ka konsideruar Trump si turpi i njerëzimit, i vetmi lider botëror që i është drejtuar presidentit të SHAB me këtë gjuhë.

Deklaratë që vë në rrezik sigurinë dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, me Shtetet e Bashkuara. Të kërkonte ndjesë kur tha herën e kaluar që Rama ishte i vetmi lider në Ballkan që ishte ftuar, dhe u detyrua presidentja e Kosovës ta nxirrte ashtu siç është, gënjeshtar. Ndaj me dy ndjesa të munguara në këtë foltore nuk mund të vihet e të bëhet propagandë. Nuk mund të tallesh me SHBA dhe presidentin e saj. Për t’u kthyer në kërkesën tuaj, e para është ajo e Këshillit të Ministrave që duhet me rregull të kishte ardhur para kërkesës së grupit të PS ku kërkohej procedurë e përshpejtuar," tha Bardhi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI