Flash

“Vision to Victory”, ndryshojnë prioritetet: FSHF prezanton strategjinë 2026–2030

Lapsi.al 22 January 2026
“Vision to Victory”, ndryshojnë prioritetet: FSHF prezanton
Në një periudhë ku futbolli shqiptar ka njohur zhvillime të mëdha e të rëndësishme dhe ka fituar eksperienca mjaft të vlefshme në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, FSHF ka vendosur të konsolidojë këtë rrugëtim përmes një vizioni të qartë dhe të strukturuar, në përputhje me standardet dhe politikat e UEFA-s dhe FIFA-s. Ditën e hënë, më 26 janar në “Shtëpinë e Futbollit”, do të prezantohet edhe strategjia 2026-2030 “Vision To Victory”, dokumenti që përcakton drejtimin, prioritetet dhe objektivat e zhvillimit të futbollit shqiptar për 4 vitet e ardhshme. Kjo strategji përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një modeli të qëndrueshëm dhe afatgjatë, duke synuar forcimin e futbollit në të gjitha nivelet, nga baza dhe edukimi, garat e ekipet kombëtare, futbolli i vajzave, tek infrastruktura, qeverisja, marrëdhëniet me publikun dhe përgjegjësia sociale.

Lexo më tej: Hotel me pishina e palestra për ekipet kombëtare: FSHF zbulon detaje nga projekti

Gjatë prezantimit të strategjisë “Vision To Victory”do të bëhen publike objektivat kryesore, shtyllat strategjike dhe prioritetet që do të udhëheqin zhvillimin e futbollit shqiptar në katër vitet e ardhshme. Kjo strategji nuk është thjesht një dokument orientues por është një angazhim për të zhvilluar futbollin shqiptar mbi baza të forta, të planifikuara dhe të qëndrueshme.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI