Flash

Gjyqtarë e punonjës të ATP e AKSHI në grupin sekret që shpërndau materialet e SPAK

Lapsi.al 23 January 2026
Gjyqtarë e punonjës të ATP e AKSHI në grupin sekret që

Hakerimi i sistemit elektronik të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po zbulon detaje të reja, duke treguar se nuk ishte një incident i izoluar, por një sulm i mirëkoordinuar. Hetimet e thelluara tregojnë për ekzistencën e një rrjeti të strukturuar, i cili kishte për qëllim shpërndarjen e materialeve sensitive.

Sipas hetimeve, kjo strukturë menaxhonte një grup në aplikacionin WhatsApp, ku materialet e rrjedhura nga SPAK shpërndaheshin strategjikisht në media me synimin për të dëmtuar imazhin e individëve të caktuar. Lidhja e përbashkët për shumë prej anëtarëve duket të jetë njohja me të dyshuarin kryesor, Agim Ismaili. Anëtarët e identifikuar përfshijnë:

Sokol Ngresi – Anëtar i Gjykatës së Lartë nga Vlora mik me Agim Ismailin prej vitesh.

Anton Martini – Drejtor i Hetimit Tatimor (nga e njëjta zonë me Agim Ismailin).

Dritan Palnikaj – Sekretar i Përgjithshëm në MBU (nipi i Agimit).

Ermal Kënaçi – Shef i komisariatit nr.2 në Tiranë (Ish-shef sektori në SHKKB, i shkarkuar).

Melsi Beli – Punon në AKSHI (Lidhje e Agim Ismailit pasi e ka pas vartës te burgjet) larguar nga detyra.

Blerina Hoxha – Punon në AKSH (Lidhje e Melsi Belit).

Jonida Baçi– ish-drejtoreshë e ATP e shkarkuar nga detyra (nga hetimi del lidhje miqësie me Agim Ismailin).

Ylli Gaxholli– ish- punonjës në ATP i shkarkuar (Agjencinë e Pronave) lidhje e vjetër e Agim Ismailit dhe Jonida Baçit ish-drejtoreshë e ATP.

Maltin Malaj – ish -drejtor në DPB tek prokurimet me Admir Arbrin, drejtor i Burgjeve.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 23 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me 82.7 lekë. Ndërkohë monedha europiane euro do blihe...

08:32

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI