Flash

Korçë/ Shpërndante lëndë narkotike, në pranga 50-vjeçari

Lapsi.al 23 January 2026
Korçë/ Shpërndante lëndë narkotike, në pranga

Një 50-vjeçar është arrestuar ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike në qytetin e Korçës. Policia thotë se 50-vjeçarit që u arrestua iu gjet një pako me rreth 104 gramë kanabis. Në kërkim u shpall bashkëpunëtori i tij, 37-vjeçari K. M., alias A. M.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Drenova”.

Shpërndante lëndë narkotike, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i 50-vjeçarit dhe vijon puna për kapjen e tij. Sekuestrohet një pako me lëndë narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, në zbatim të planit të masave të hartuar për vitin 2026, me objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në zonën e Korçës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Drenova”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 50 vjeç, banues në Drenovë, Korçë.

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një pako me rreth 104 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Nga hetimet rezultoi se 50-vjeçari bashkëpunonte me shtetasin K. M., alias A. M., 37 vjeç, banues në Korçë, i cili u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor, 23 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me 82.7 lekë. Ndërkohë monedha europiane euro do blihe...

08:32

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI