Flash

Premtimi i pambajtur i Ballukut për autostradën Tiranë - Durrës

Lapsi.al 23 January 2026
Premtimi i pambajtur i Ballukut për autostradën Tiranë -

Vjeshtën e shkuar, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se 6 kilometrat e para të zgjerimit të autostradës Tiranë–Durrës do të hapeshin për qarkullim brenda muajit dhjetor 2025. Segmenti nga Casa Italia deri në mbikalimin e Kasharit, sipas saj, do të kthehej në një autostradë tip A, me 32.5 metra gjerësi, tre korsi në secilën anë dhe një korsi emergjence.

“Ecuria e projektit është shumë e mirë. Pra, faza e parë është 65% ecuria dhe në fazën e dytë 85%. Domethënë ne shpresojmë që për festat e fundvitit ta kemi dorëzuar”, deklaroi Balluku.

Rruga që lidh Tiranën me Durrësin është 38 km e gjatë. Punimet për zgjerimin e saj nisën në shtator të 2024-ës. Sipas kontratës, zgjerimi i rrugës Tiranë-Durrës në 6 kilometrat e parë përfundon këtë shtator.

Por që në krye të herës, ministrja përgjegjëse pretendoi përfundim përpara afatit zyrtar.

Fakt

Koha dëshmoi se puna në terren shkon përtej pritshmërive optimiste të qeverisë. 6 kilometrat e para të rrugës që lidh kryeqytetin me Durrësin nuk mbaruan në fund të vitit. Dhe si për ironi të fatit, këtë fillim vit, 16% i rrugës që duhet të ishte hapur për qarkullim u bë i pakalueshëm.

Rruga Tiranë-Durrës u përmbyt më 6 janar nga reshjet e dendura të shiut dhe autoritetet devijuan mjetet në drejtime të tjera.

Fotot tregojnë gjendjen e zgjerimit të autostradës Tiranë–Durrës gjatë ditës së verifikimit nga Faktoje, më 15 janar. Në pamje dallohet se një pjesë e segmentit është ende në punime, me mjete ndërtimi aktive dhe zona të papërfunduara, ndërsa qarkullimi i automjeteve zhvillohet pjesërisht.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), hapja e plotë e 6 km të para të rrugës u bë e pamundur për shkak se segmenti i urës pranë “Kullës Eiffel” mbeti i papërfunduar.

“Afati i përfundimit të kontratës “Zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës (Faza I)” është 24.05.2026, ndërsa për Fazën II është 15 shtator 2026.” – sqaron për Faktoje ARRSH.

Edhe faza III, që përfshin mbikalimin e Kasharit dhe Laknasit, nisi më 9 tetor 2025 dhe ka afat përfundimi 18 muaj.

Por afatet rrezikojnë të shkelen për shkak të shpronësimeve.

“Faktorë që mund të ndikojnë është procesi i shpronësimeve që akoma nuk është përmbyllur.”- thotë ARRSH për Faktoje.

Përfundim

Zgjerimi i autostradës Tiranë–Durrës është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend, me kosto 218 mln euro, por deri më tani ka prodhuar më shumë premtime të parealizuara sesa kilometra të dorëzuar. Deklaratat për hapjen e 6 km të para në dhjetor 2025 nuk u realizuan, ndërsa afatet kontraktuale tregojnë se punimet mbyllen majin e këtij viti.

Nisur nga verifikimet e kryera dhe informacionet e mbledhura, deklaratën e ministres Belinda Balluku se 6 km e para të rrugës Tiranë-Durrës do të hapen për qarkullim në fund të dhjetorit’ e kategorizojmë të pavërtetë. /Faktoje.al

Të këshilluara

Djali i Sokol Olldashit kritika Berishës

Kreu i PD Sali Berisha po me të rinjtë e FRPD Foltoren e radhës. Një nga folësit ishte Glauk Olldashi, djali i Sokol Olldashi, i cili theksoi se me Foltore p...

20:00

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI