Flash

Vrasja e Petrit Ndout, arrest në burg për 3 autorët e dyshuar

Lapsi.al 23 January 2026
Vrasja e Petrit Ndout, arrest në burg për 3 autorët e dyshuar

Arrest në burg ka caktuar Gjykata Penale e Tiranës për tre të dyshuarit për vrasjen e Petrit Ndout, përkatësisht Andis Vokrri, Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula. Të arrestuarit kanë mohuar përfshirjen e tyre në ngjarje gjatë seancës për vlerësimin e masave. Organi hetues ka të dyshuar kryesor 27-vjeçarin Andis Vokrri, i cili ka pranuar se ka pasur një konflikt fizik dhe verbal me Ndoun, por ka mohuar të ketë përdorur çekiç. Ai ka pretenduar në dëshminë paraprake se nuk ka pasur një send të tillë me vete. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë së Tiranës për masën e arrestit në burg deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe analizimin e pamjeve filmike. Burime nga policia thanë se ngjarja e 20 janarit ndodhi pas mesnate në një rrugë dytësore mes Fushë Krujës e Mamurrasit pati shkak një debat mes shoferëve të dy automjeteve që degjeneroi në dhunë, ku 57-vjecari dyshohet se u godit për vdekje nga 28-vjeçari, Andi Vokrri që rezultoi në gjendje të dehur që shoqërohej nga dy të arrestuarit e tjerë. Fatjon Kulla dhe Lorenc Sula dyshohen për moskallëzim krimi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI