Flash

Berisha: Rama bën avokatin e Lubisë, bllokoi drejtësinë për të mbrojtur veten

Lapsi.al 24 January 2026
Berisha: Rama bën avokatin e Lubisë, bllokoi drejtësinë

Edhe lideri i opozitës Sali Berisha u ngjit për të folur në podiumin e vendosur përpara Kryeministrisë në protestën e dytë kombëtare nga opozita. Lideri i PD-së i bëri thirrje protestuesve që ky është kilometri i fundit për të goditur qeverinë e Edi Ramës. Gjatë fjalës kreu i Partisë Demokratike hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për bllokim të drejtësisë dhe korrupsion. Berisha deklaroi se 'Ramaduro' ka penguar funksionimin e drejtësisë për të mbrojtur veten dhe familjarët.

“Rama ka bllokuar drejtësinë për të siguruar veten dhe familjarët,” u shpreh ai, ndërsa shtoi se Rama po bën edhe avokatin e ministres Belinda Balluku.

“Rama ka bllokuar drejtësinë për të mbrojtur vetën dhe familjarët e tij pasi ka vjedhur miliarda. Kryehajduti i shqiptareve nuk ikën, por ai përmbyset nga zemërimi dhe revolta juaj. Një javë të tërë Rama krekosej me një ftesë formale që Trump u kishte bërë vendeve partnere për Bordin e Paqes, e patë si Rama e përdori atë ftesë për të shitur veten sikur ishte themeluesi. Po cfarë ndodhi? Ndodhi që në mbledhjen themeluese, Ramën nuk e pranonte sallën. Rama gjendje në parlament duke bërë avokatin e Lubisë, duke ulëritur dhe duke sharë si ordiner opozitën.

Koha ka ndryshuar, stina është e jona. Ne sot nuk jemi më një parti, nuk jemi as për një individ, nuk jemi këtu për asgjë tjetër, por jemi për ndërgjegjen tonë, për idealet tona”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI