Flash

Dolën në pistën e avionit dhe bënë trazira në Brindisi, 3 shqiptarë nën hetim

Lapsi.al 24 January 2026
Dolën në pistën e avionit dhe bënë trazira në

Nata mes 6 dhe 7 janarit u shndërrua në kaos në aeroportin e Brindisit, pasi dy fluturime të kompanisë Wizz Air me destinacion Tiranën, nga Bergamo dhe Bolonja, u devijuan drejt aeroportit të Salentos për shkak të kushteve të këqija të motit në Shqipëri.

Vendimi për devijimin e avionëve shkaktoi reagim të ashpër nga një pjesë e pasagjerëve, të cilët u mblodhën në pistë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit për rivendosjen e qetësisë dhe sigurisë.

Sipas autoriteteve italiane, tre persona me origjinë shqiptare, të identifikuar përmes kamerave të sigurisë së aeroportit, dyshohet se kanë pasur rol kyç në përshkallëzimin e trazirave, për shkak të sjelljes agresive dhe aftësisë për të nxitur pasagjerë të tjerë të bashkoheshin me protestën.

Prokuroria e Brindisit ka nisur hetime ndaj tyre për disa vepra penale, përfshirë prishje të shërbimit publik, sulm dhe kërcënime ndaj një zyrtari publik, dëmtim të rëndë të pronës publike, pushtim arbitrar të ambienteve publike dhe shkelje të rregulloreve të sigurisë aeroportuale.

Tre të dyshuarit u identifikuan gjatë kontrolleve kufitare në terminalin e Costa Morena-s, në momentin kur po përgatiteshin të hipnin në tragetin drejt Vlorës. Ndërkohë, pasagjerët e tjerë u përballën me orë të tëra tensioni, pasi u detyruan të braktisnin udhëtimin ajror drejt Shqipërisë.

Sipas Corriere, në fund, të gjithë pasagjerët u kthyen në Shqipëri me mjete alternative udhëtimi.

Të këshilluara

Moti i keq, ndalohet lundrimi në Vlorë

Si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit, kapiteneria e Portit në Vlorë ka ndaluar lëvizjen e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit, duke nisura ...

13:14

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI