Flash

E diela rikthen reshjet në Shkodër, jepet njoftim për rrezik përmbytjeje

Lapsi.al 24 January 2026
E diela rikthen reshjet në Shkodër, jepet njoftim për rrezik

Instituti i Gjeoshkencave lajmëron se disa qarqe të vendit do të jenë nën ndikimin e reshjeve të shiut. Shkodra pritet të ketë intensitet më të lartë të tyre, ndërsa në Kukës e Vlorë do të jenë të dobëta deri në mesatare dhe me shtrëngata. IGJEUM njofton se reshjet mund të shkaktojnë rënie gurësh dhe përmbytje në disa zona urbane në Shkodër.

"Sot pasdite (e shtunë, dt. 24) në qarkun Shkodër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Nesër (e diel, dt. 25) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Shkodër, ndërsa të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Kukës dhe Vlorë të shoqëruara me shtrëngata. Në të gjitha qarqet e tjera priten reshje të dobëta. Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarkun Shkodër.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

  • në bregdet: 11 / 19 °C
  • në vendet e ulëta: 9 / 19 °C
  • në vendet malore: 2 / 12 °C

Sot pasdite (e shtunë, dt. 24) dhe nesër (e diel, dt. 25) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet dhe në vendet malore", thuhet në postimin në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI