Flash

Partia Demokratike proteston sot para Kryeministrisë, 1350 efektivë në terren

Lapsi.al 24 January 2026
Partia Demokratike proteston sot para Kryeministrisë, 1350 efektivë

Partia Demokratike do të zhvillojë ditën e sotme protestën përpara kryeministrisë që do të nisë në orën 17:00. Kjo protestë e dytë kombëtare kërkon largimin e kryeministrit dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Gjithashtu kërkohet krijimi i një qeverie teknike që do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Ndërkohë në terren janë angazhuar 1350 efektivë të policisë së shtetit. Ndërkohë godina e kryeministrisë është siguruar në pjesën e jashtme me veshje metalike në rast se do të krijohen trazira.

Protesta e PD-së  do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara kryeministrisë. Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit do të bllokohet lëvizja e makinave në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”. Po ashtu, do të bllokohen dy rrugët rreth Piramidës, “Ismail Qemali dhe “Papa Gjon Pali II’, si edhe rrugët që degëzohen nga Bulevardi drejt ish-Bllokut.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI