Flash

Pas fjalës së Berishës lëshohen molotovë dhe fishekzjarre, garda hedh gaz lotsjellës

Lapsi.al 24 January 2026
Pas fjalës së Berishës lëshohen molotovë dhe

Pas përfundimit të fjalës së Sali Berishës, mbështetësit e opozitës hodhën molotovë dhe fishekzjarrë drejt  godinës së kryeministrisë. Ndërkohë garda iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. Pas kësaj, protestuesit u zhvendosën drejt godinës së Kuvendit.

Partia Demokratike mbajti sot protestën e dytë kombëtare përpara Kryeministrisë. Gjatë fjalës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama për bllokim të drejtësisë dhe korrupsion në shkallë të gjerë. Berisha edhe njëherë iu referua kryeministrit si “Ramaduro”, për të cilin thotë se drejtoi organizatën kriminale.

“Një javë të tërë Ramaduro krekosej me ftesën e Trump. E pat se si e përdori atë ftesë për të shitur vetën, sikur ishte themeluesi por çfarë ndodhi, ndodhi që në mbledhjen themeluese të Bordit aty ku u firmos Bordi i Paqes në Davos Edi Ramën nuk e pranonte salla”, u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI