Flash

Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet autori

Lapsi.al 24 January 2026
Plagosje me thikë në Vlorë, arrestohet autori

Një person ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Pavarësia, në bulevardin Ismail Qemali. Plagosja ka ardhur pas agravimit të situatës gjatë konfliktimit për motive të dobëta të dy personave. Mësohet se i plagosuri është Ilir Suloti, ndërsa autori i dyshuar është Fjodor Edmond Zeqo.

I lënduari është dërguar drejt spitalit për marrjen e ndihmës së nevojshme mjekësore. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Në datë 24.01.2026, rreth orës 20:30, në lagjen Pavarësia, Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Fjodor Edmond Zeqo, i datëlindjes 27.02.1978, lindur dhe banues në Vlorë, ka plagosur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin Ilir Suloti, i datëlindjes 08.09.1981, lindur dhe banues në Vlorë.

I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Autori i kësaj ngjarjeje është kapur nga shërbimet e policisë dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI