Flash

Protestuesit hedhin objekte para Kuvendit, policia i përgjigjet me gaz lotsjellës

Lapsi.al 24 January 2026
Protestuesit hedhin objekte para Kuvendit, policia i përgjigjet me gaz

Pas protestës para godinës së kryeministrisë, mbështetësit e opozitës i janë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë. Pas fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berishës, drejt kryeministrisë u hodhën molotovë dhe fishekzjarre. Policia përdori gazlotsjellës ndaj protestuesve, të cilët rreth orës 19:00 u zhvendosën drejt Kuvendit për protestë.

Përplasjet nuk kanë munguar as në këtë zonë. Protestuesit kanë hedhur objekte drejt policisë, ndërkohë që këta të fundit janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës për t’i shpërndarë. Protestës i janë bashkuar edhe deputetët e PD-së, të cilët janë përplasur me policinë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI