Flash

U përplas me policinë/Boçi: Duhet të bëjnë detyrën jo të godasin qytetarët

Lapsi.al 24 January 2026
U përplas me policinë/Boçi: Duhet të bëjnë

Situata para godinës së Parlamentit vijon të jetë e agravuar, pas përplasjes së mbështetësve të Partisë Demokratike me efektivët e Policisë. Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi komentoi situatën e tensionuar gjatë protestës së opozitës, duke kritikuar ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve. Boçi u shpreh se policia ka hedhur spraj drejt fytyrës së deputetëve dhe protestuesve për t’i shpërndarë. Ai shtoi se qëndrimi i protestuesve është i drejtë dhe se ndërhyrja e policisë nuk duhet të pengojë zërin e qytetarëve.

“Policia duhet të bëjë detyrën jo të godasë qytetarët dhe të hedhë gaz lotësjellës. Sjellja e tyre në disporpocion. Shtoi tensionin që u reflektua para Kuvendit. Do të vijojmë të qëndrojmë këtu. Persona të caktuar, policë domethënë, janë jashtë ushtrimit të detyrës të tyre. Kanë goditur qytetarët. Na kanë provokuar dhe ne si deputetë. Ne jemi protestues sot, pretendojmë gjëra të tjera. Kjo protestë nuk ka skenarë. Janë qytetarët ata që kanë krijuar qytetarët. Protestën do e shohim në vazhdimësi”, tha Boçi. 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI