Flash

A po shkon drejt fundit miqësia Swift–Lively?

Lapsi.al 25 January 2026
A po shkon drejt fundit miqësia Swift–Lively?

Edhe pse Taylor Swift dhe Blake Lively konsiderohen prej vitesh mike të ngushta, mesazhet e  tyre private sugjerojnë se këngëtarja po tregohet më e rezervuar dhe më e kujdesshme në raport me aktoren.

Mesazhet, të cilat janë bërë publike si pjesë e betejës ligjore të Blake Lively me ish-bashkëaktorin Justin Baldoni, zbulojnë biseda mes dyshes nga dhjetori i vitit 2024.

Në atë periudhë, Blake Lively i shkroi Taylor Swift për t’i kërkuar ndjesë që ishte treguar e distancuar, për shkak të stresit nga procesi gjyqësor:

“Hej, thjesht po të shkruaj për të parë si je. Kam ndjerë se kam qenë një shoqe e keqe kohët e fundit, sepse për muaj të tërë kam folur vetëm për problemet e mia… Dua gjithmonë mundësinë të jem një shoqe më e mirë nëse pa dashje kam bërë diçka.”

Përgjigjja e Swift tregoi mirëkuptim, por edhe një ndjenjë shqetësimi të fshehtë:

“Më mungon shoqja ime normale,me humor, që flet si vetvetja, jo si… një ‘njësi’ me shumë veta.

Kur më vijnë mesazhe në grup, ndihem edhe më e distancuar nga ty sesa jemi fizikisht. Dhe nuk ke pse të kërkosh falje. Thjesht kthehu.”

Psikoterapisti Jonathan Alpert, me bazë në New York, shpjegon se gjuha e përdorur nga Swift tregon një kalim drejt vetëmbrojtjes emocionale:

“Kur mesazhet fillojnë të duken të ftohta ose të llogaritura, njerëzit shpesh tërhiqen jo sepse duan ta mbyllin marrëdhënien, por sepse ajo nuk ndihet më e lehtë apo e sigurt,” u shpreh ai.

Sipas tij, Taylor nuk shfaq zemërim apo armiqësi, por një ndjenjë pasigurie dhe mbrojtjeje emocionale. Ai shtoi se presioni ligjor dhe mediatik që po përjeton Blake Lively mund të ketë krijuar distancë të paqëllimshme:

“Ndryshimi i tonit mund të krijojë largësi, edhe mes miqve shumë të afërt. Kjo duket më shumë si një miqësi nën tension sesa një ndarje përfundimtare.”

Taylor Swift dhe Blake Lively nuk janë parë publikisht së bashku që nga tetori i vitit 2024, kur dolën në një takim çift me Travis Kelce dhe Ryan Reynolds.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI