Flash

Revista TIME: Më shumë se 30,000 të vdekur në protestat në Iran

Lapsi.al 25 January 2026
Revista TIME: Më shumë se 30,000 të vdekur në protestat

Revista prestigjioze TIME, duke iu referuar dy burimeve nga Ministria e Shëndetësisë së Iranit, raporton se numri i të vdekurve nga protestat masive në vend arrin të paktën 30.000 persona. Këto të dhëna bien në kundërshtim të fortë me versionin zyrtar të Republikës Islamike.

Sipas raportimit, vetëm gjatë dy ditëve kulmore të përplasjeve, të paktën 30.000 njerëz u vranë në rrugë në mbarë vendin, një shifër që paralizoi plotësisht mekanizmin shtetëror të represionit, si dhe kapacitetet logjistike për varrosjen dhe transportin e trupave.

Zyrtarë qeveritarë iranianë që folën për TIME konfirmuan se intensiteti i vrasjeve të enjten dhe të premten ishte aq i madh, sa rezervat kombëtare për “menaxhimin e trupave” u shterën brenda një kohe shumë të shkurtër.

Burimet bëjnë të ditur se për shkak të numrit të jashtëzakonshëm të viktimave, sistemi i ambulancave u bllokua, duke detyruar autoritetet të përdorin kamionë të rëndë (trailerë) për transportimin e të vdekurve.

Në një pjesë tjetër të raportit, ekspertë të epidemiologjisë dhe historianë të masakrave në shkallë të gjerë e krahasojnë situatën në Iran në janar 2026 me shkatërrimet e Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë, njoftimet zyrtare të ditëve të fundit flisnin për vetëm 3.117 viktima që nga 21 janari, por dokumentet e rrjedhura nga Ministria e Shëndetësisë tregojnë se numri real është më shumë se dhjetë herë më i lartë.

Përveç statistikave, TIME sjell edhe dimensionin njerëzor të tragjedisë, duke treguar historinë e Sahba Rashtian, një artiste animacioni 23-vjeçare nga Isfahani, e cila u vra nga të shtënat me armë zjarri dhe është shndërruar në simbol të protestave.

Miqtë e saj tregojnë se Sahba shpesh thoshte me shaka: “Emri im (Sahba) do të thotë verë dhe unë jam e ndaluar në Republikën Islamike.” Gjatë ceremonisë mortore, i veshur me një rrobë të bardhë, babai i saj e quajti të bijën “dëshmore të rrugës drejt lirisë”.

Raporti i TIME thekson se, pavarësisht ndërprerjes totale të internetit nga autoritetet iraniane, informacionet për vrasjet u transmetuan gradualisht përmes lidhjeve satelitore Starlink. Edhe pse aparati i sigurisë u përpoq të fshehë përmasat e ngjarjes, personeli i disa spitaleve deklaron se të dhënat tregojnë për një “krim kundër njerëzimit” në përmasa të paprecedenta.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI