Flash

Shumë i gjatë për 007? Jacob Elordi ndez debat si James Bond i ri

Lapsi.al 25 January 2026
Shumë i gjatë për 007? Jacob Elordi ndez debat si James Bond i ri

Vetëm pak ditë pasi mori nominimin e tij të parë për Oscar për rolin e Creature në filmin “Frankenstein” të Guillermo del Toro-s, Jacob Elordi, 28 vjeç, po përflitet si një kandidat i mundshëm për të qenë James Bond-i i ardhshëm.

Të enjten, disa media ndërkombëtare, përfshirë Yahoo, raportuan se aktori i “Saltburn” dyshohet se është takuar me regjisorin e ardhshëm të sagës së Bond-it, Denis Villeneuve.

Lajmi ka ndezur menjëherë debat mes fansave të 007-ës, ku reagimet kanë qenë të përziera — kryesisht për shkak të gjatësisë së pazakontë të Elordit, 1.96 metra.

“Armiku i tij këtë herë do të jenë kornizat e ulëta të dyerve,” ironizoi një përdorues në rrjetet sociale.

Një tjetër shkroi: “Është shumë i gjatë për James Bond. Do t’i duhet një furgon, jo një makinë sportive.”

Një koment tjetër në platformën X tallte idenë e një agjenti sekret kaq të gjatë:

“James Bond zhduket në turmë… ndjekësit e këqij: ‘Ku shkoi?’ Pastaj shohin kokën e Bond-it 1.96 m mbi turmë: ‘Ah, ja ku është.’”

Një përdorues në Reddit shkroi se Elordi është “shumë i gjatë, shumë i famshëm dhe shumë i ri” për rolin, duke shtuar se James Bond “nuk është Jack Reacher apo Superman” dhe se një agjent sekret nuk duhet të bie aq shumë në sy.

Megjithatë, fakti që Elordi është australian nuk e përjashton automatikisht nga roli. Pierce Brosnan ishte irlandez, ndërsa George Lazenby, i cili luajti Bond-in në vitin 1969, ishte gjithashtu australian.

Pavarësisht talljeve, disa fansa e mbështesin idenë.

“Do të ishim jashtëzakonisht me fat të kishim Jacob Elordi si James Bond,” shkroi një komentues.

“Ai ka sharmin e Brosnan-it, errësirën e brendshme, intensitetin dhe karizmën. Kujt i intereson gjatësia?”

 

Të këshilluara

Oscar 2026: Lista e plotë e nominimeve

Nominimet për Oscar 2026 u shpallën të enjten në mëngjes, duke nisur fazën përfundimtare të sezonit të gjatë të çmimeve në Hollywood. Danielle Brooks (“The C...

18:46

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI