Flash

Aksident tragjik në Gramsh, humb jetën humbin jetën shoferi dhe mësuesja

Lapsi.al 26 January 2026
Aksident tragjik në Gramsh, humb jetën humbin jetën shoferi dhe

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të hënë në aksin Kabash–Porocan të Bashkisë Gramsh, pranë fshatit Bardhaj.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, duke shkaktuar pasoja fatale.

Mësohet se në mjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra: një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit.

Si pasojë e aksidentit, mësuesja dhe drejtuesi i automjetit kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa infermierja ka mbetur e plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore të specializuar.

Forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke kryer veprimet e nevojshme dhe duke nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se rruga e vështirë dhe kushtet e terrenit mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit.

Të këshilluara

Rama shkarkon nga IKMT, Dallëndyshe Bicin

Shkarkohet nga detyra e kryeinspektores së IKMT-së, Dallëndyshe Bici. Bici mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024. Sakaq,...

13:44

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI