Flash

Banorët e “Urës së Dajlanit” protestojnë: Bashkia po na prish shtëpitë

Lapsi.al 26 January 2026
Banorët e “Urës së Dajlanit” protestojnë:

Banorët e zonës së “Urës së Dajlanit", kanë dalë sot në protestë për shkak të një projektit të Bashkisë së Durrësit. Bashkia pritet të ndërtojë një rrugë dhe lulishte, ndërsa banorët shprehet të shqetësuar pasi thonë se janë në proces legalizimi dhe po paguajnë taksa rregullisht.

Me anë të kësaj protese, qyetarët kërkojnë nga bashkia strehim që të mos mbeten rrugëve. Nga ana tjetër, organet kanë dërguar shkresa para dy ditësh dhe kërkojnë boshatisjen duke u lënë afat vetëm 10 ditë. Mësohet se sot aksioni u anulua për shkak të protestës së banorëve.

Deklaratat e qytetarëve:

“Jetoj prej vitit 1998 këtu, me proces legalizimi. Afat 10 ditë, para dy ditësh ka ardhur, nuk kemi ku shkojmë, kemi gati 30 vite këtu. Kam edhe dy fëmijë, madje njëri autik, paguajmë ilaçe, shpenzojmë dhe nuk kemi para”, shprehet një prej banorëve gjatë protestës.

Jam i shqetësuar nga projekti i pastrimit të kanalit këtu. Do spostohet kanali, do na prishen shtëpitë. Ata që paguajnë do shpëtojnë. Thonë se do bëhet lulishte, do bëhet rrugë. Ka vend plot për ta bërë, pse këtu. Kemi që nga viti 1998, paguajmë ujë, drita, kemi nisur legalizimin, taksat, edhe votën ua kemi dhënë, Ramës ia kemi dhënë madje. Meqë shteti do bëka diçka, të na ndihmojë, të na dërgojë në një banesë me qira, kërkojmë strehim nga Bashkia të paktën a ndihmë, duam të strehohemi”, tregojnë banorët.

Të këshilluara

Rama shkarkon nga IKMT, Dallëndyshe Bicin

Shkarkohet nga detyra e kryeinspektores së IKMT-së, Dallëndyshe Bici. Bici mbante këtë post prej 18 muajsh, kur u emërua në muajin korrik të 2024. Sakaq,...

13:44

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI