Flash

Berisha në Asamblenë e Këshillit të Europës: Vijojmë betejën me narkoshtetin

Lapsi.al 26 January 2026
Berisha në Asamblenë e Këshillit të Europës:

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, ka udhëtuar drejt Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, në një mision që siç e quan ai, është vazhdimi i betejës kundër narkoshtetit të Edi Ramës.

Me një postim të shkurtër në rrjetin social Facebook, Berisha ka dhënë mesazhin nga Asambleja e PE-së, ku ndodhet së bashku me deputeten Albana Vokshi.

“Mirëmëngjes miq, një përshëndetje e përzëmërt nga Selia e Asamblesë Parlamentare të këshillit të Evropës. Jemi sot këtu bashkë me Albana Vokshin, për të vazhduar betejën tonë kundër narkoshtetit dhe Ramaduros. Ditë të mbarë të gjithëve”, shprehet ai.

Kjo vizitë vjen dy ditë pas protestës kombëtare të opozitës në bulevardin para Kryeministrisë dhe para Kuvendit, e cila bëri jehonë për shkak të përplasjes së protestuesve me policinë dhe dhunës së kësaj të fundit. Më herët Berisha kishte postuar një  video nga protesta opozitare e organizuar nga PD të shtunën, ku vinte në dukje faktin se “uragani tmerroi Ramaduron”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI