Flash

Izraeliti i armatosur poshtëron karabinierët, Italia thërret ambasadorin

Lapsi.al 26 January 2026
Izraeliti i armatosur poshtëron karabinierët, Italia thërret

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, ka thirrur ambasadorin e Izraelit në Itali, Jonathan Peled, për të kërkuar sqarime dhe për të përcjellë një protestë të ashpër lidhur me një incident të rëndë që përfshiu dy karabinierë italianë në shërbim pranë Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Jerusalem.

Sipas Ministrisë së Jashtme italiane, dy ushtarakët u ndaluan në territor palestinez, pranë Ramallahut, nga një person i armatosur me rroba civile, i dyshuar si kolon izraelit. Ai i ka kërcënuar me armë automatike dhe i ka detyruar të gjunjëzohen.

Ngjarja ndodhi gjatë një inspektimi përgatitor për një mision të ambasadorëve të Bashkimit Europian në një fshat pranë Ramallahut, në territor të Autoritetit Kombëtar Palestinez. Burime qeveritare italiane bëjnë me dije se karabinierët u mbajtën nën kërcënimin e një pushke mitralozi.

Edhe pse ishin të pajisur me pasaporta dhe karta diplomatike dhe lëviznin me automjet me targa diplomatike, ata u “morën në pyetje” nga personi i armatosur. Duke ndjekur rregullat e angazhimit, karabinierët nuk reaguan me dhunë. Personi u kaloi telefonin dikujt tjetër, i cili pretendoi se zona ishte ushtarake dhe se ata duhej të largoheshin. Megjithatë, pas verifikimit me Cogat-in (komanda ushtarake izraelite për territoret palestineze), u konfirmua se në atë vend nuk ekzistonte asnjë zonë ushtarake.

Dy karabinierët u kthyen të padëmtuar në konsullatë dhe raportuan ngjarjen tek ambasada italiane dhe zinxhiri komandues. Për shkak të seriozitetit të incidentit, ambasadori italian në Tel Aviv ka paraqitur një notë zyrtare proteste ndaj qeverisë izraelite, duke përfshirë Ministrinë e Jashtme, Cogat-in, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, policinë dhe shërbimin sekret Shin Bet.

Farnesina ka bërë të ditur se po shqyrton hapa të tjerë proteste në nivelin më të lartë politik.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI