Flash

Mes krizës Beckham, Mel C flet për anën e errët të famës

Lapsi.al 26 January 2026
Mes krizës Beckham, Mel C flet për anën e errët të

Melanie “Mel C” Chisholm ka treguar se ndihet e lehtësuar që e ka rritur vajzën e saj, Scarlett, larg syrit të publikut, në një kohë kur ish-shoqja e saj nga Spice Girls, Victoria Beckham, po përballet me një konflikt të hapur familjar me djalin Brooklyn.

Në një intervistë për Sunday Times, këngëtarja foli për vajzën e saj 16-vjeçare, duke zbuluar se ajo nuk ka plane të ndjekë karrierë në industrinë e muzikës.

“Jam shumë e lehtësuar,” u shpreh Chisholm. “Është shumë e vështirë të jetosh nën hijen e një prindi të suksesshëm. Me Scarlett-in, ajo nuk është në qendër të vëmendjes publike. Ishte një vendim i ndërgjegjshëm që mora që kur ishte foshnjë.”

Pa përmendur emra, Mel C iu referua miqve që kanë zgjedhur ta rrisin ndryshe fëmijën e tyre, një koment që vjen mes raportimeve për përplasjen publike mes Victoria Beckham dhe djalit të saj, Brooklyn.

“Kam miq që e trajtojnë këtë situatë shumë ndryshe, secili sipas mënyrës së vet, pa asnjë gjykim,” tha ajo. “Por për mua, duke pasur parasysh përvojat e mia me famën, nuk u ndjeva rehat të merrja një vendim të tillë për të.”

Sa i përket marrëdhënieve me ish-anëtaret e Spice Girls – Victoria Beckham, Emma Bunton, Geri Halliwell-Horner dhe Mel B – Chisholm pranoi se afrimiteti mes tyre “luhatet”.

“Si çdo grup shoqesh,” tha ajo, duke shtuar se ka qenë gjithmonë veçanërisht e afërt me Emma Bunton.

Të shtunën, grupi u ribashkua për të festuar 50-vjetorin e lindjes së Emma Bunton, ku mungonte vetëm Mel B. Victoria Beckham, pavarësisht dramës familjare, u shfaq e buzëqeshur dhe pozoi me ish-shoqet e saj.

Ndërkohë, familja Beckham është përfshirë në polemika pasi Brooklyn Beckham publikoi një deklaratë të fortë në rrjetet sociale, ku akuzonte prindërit e tij, Victoria dhe David Beckham, për manipulim të narrativës mediatike dhe përpjekje për të dëmtuar martesën e tij me Nicola Peltz. Ai deklaroi se nuk dëshiron pajtim me familjen.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI