Flash

Në Kinën e Xi Jinping, bie edhe gjenerali më i fuqishëm

Lapsi.al 26 January 2026
Në Kinën e Xi Jinping, bie edhe gjenerali më i fuqishëm

Gjenerali Zhang Youxia, një nga figurat më të forta të ushtrisë kineze dhe për vite me radhë njeriu më i besuar i Xi Jinping, është vënë nën hetim për shkelje të ligjit dhe disiplinës politike. Rënia e tij konsiderohet një nga goditjet më të mëdha në purgat e brendshme të liderit kinez, duke tronditur elitën ushtarake dhe politike të Pekinit.

Zhang, veteran lufte dhe zëvendëskryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, shihej si krahu i djathtë i Xi-së në reformimin e ushtrisë. Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha se gjatë një takimi në vitin 2024, gjenerali dukej i sigurt dhe fliste hapur, si dikush që nuk kishte frikë nga pasojat politike. Ai e quajti rrëzimin e tij “një ngjarje sizmike”, duke theksuar se fakti që Xi ka goditur një aleat kaq të vjetër ngre shumë pikëpyetje.

Media dhe analistët sugjerojnë se akuzat ndaj Zhang janë më shumë politike sesa thjesht korrupsion. Gazeta zyrtare e ushtrisë e akuzoi atë se kishte “minuar autoritetin e kryetarit të ushtrisë”, pra Xi Jinping, dhe se kishte dëmtuar udhëheqjen e Partisë mbi forcat e armatosura. Ndërkohë, raportime jozyrtare kanë hedhur edhe akuza për rrjedhje sekretesh bërthamore, të cilat mbeten të pakonfirmuara.

Zhang dhe Xi janë të dy “bij princash” (term kinez), bij revolucionarësh të epokës së Mao Ce Dunit, dhe Xi e kishte mbajtur gjeneralin në detyrë edhe pas moshës së pensionit. Nëse akuzat formalizohen, ai mund të përballet me një gjyq sekret ushtarak, ku dënimi konsiderohet pothuajse i sigurt.

Analistët paralajmërojnë se rënia e tij mund të ketë pasoja strategjike, pasi Zhang shihej si një nga komandantët më realistë për rreziqet e një konflikti me SHBA-në dhe Tajvanin. Goditja e tij tregon se në sistemin e Xi Jinping askush nuk është i paprekshëm dhe se lufta e brendshme për pushtet po hyn në një fazë edhe më të ashpër. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI