Flash

Arrestohet 39-vjeçari/ Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të partneres

Lapsi.al 26 January 2026
Arrestohet 39-vjeçari/ Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar Klement Kursa, 39 vjeç, nga Dibra me banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur të partneres së tij. Autoritetet policore kanë bërë të ditur ngjarjen, përmes metodave hulumtuese, ndërkohë që nga ana e 12-vjeçares apo nënës së saj, nuk ka një denoncim konkret.

Sipas uniformave blu Klement Kursa ka qenë i arrestuar pesë ditë më parë në një aksion blic nga Policia e Dibrës dhe ajo e Gjirokastrës, pasi ai, së bashku me të vëllanë e tij binjak, dyshohet të jenë autorë të një vrasjeje të ndodhur në Dibër në vitin 2018.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e binjakëve dibranë në Gjirokastër, u gjetën dhe u sekuestruan, 3 armë zjarri, 2 kallashnikovë dhe 1 pushkë, 1 thikë, 3 krehëra, municion luftarak, 1 maskë dhe 3 aparate celularë. Gjykata e Gjirokastrës e la të lirë Klement Kursën, në seancën e vlerësimit të masës së arrestit, ndërsa sot është arrestuar sërish për dyshime për ngacmim seksual ndaj të bijës së bashkëjetueses gjirokastrite.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI