Flash

Rruga e degraduar, banorët e Luzit në Fushë-Krujë dalin në protestë

Lapsi.al 26 January 2026
Rruga e degraduar, banorët e Luzit në Fushë-Krujë dalin

Banorët e fshatit Luz, së bashku me disa biznese të zonës, kanë dalur në një protestë, në shenjë reagimi ndaj gjendjes së rënduar të rrugës që kalon përmes fshatit dhe e lidh atë me autostradën dhe pjesën tjetër të vendit. Ky segment rrugor është pjesë e Unazës së Madhe të qytetit të Fushë-Krujës dhe, sipas banorëve, prej vitesh është degraduar plotësisht, pasi në të qarkullojnë vazhdimisht mjete të rënda që i shërbejnë fabrikës së çimentos, guroreve dhe aktiviteteve të tjera industriale.

Banorët shprehen se kanë paraqitur ankesa të vazhdueshme dhe se të gjitha institucionet përkatëse janë në dijeni të situatës. Madje, sipas tyre, u është premtuar se rruga do të rikonstruktohej dhe do të kthehej në gjendje normale që në muajin tetor, por deri më sot nuk ka pasur asnjë ndërhyrje.

Ata kërkojnë rikonstruksionin e plotë të rrugës dhe ndalimin e qarkullimit të kamionëve me tonazh të lartë, pasi kjo situatë përbën rrezik serioz për jetën e banorëve dhe veçanërisht për rreth 150 fëmijë të shkollës “Gjon Luka”, e cila ndodhet ngjitur me rrugën. Sipas tyre, trotuaret janë të ngushta dhe lëvizja e nxënësve është tejet e rrezikshme.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI