Flash

Shkarkohet për faj të ChatGPT: historia e pabesueshme e ish-ndihmësit të Luis Enrique

Lapsi.al 26 January 2026
Shkarkohet për faj të ChatGPT: historia e pabesueshme e

Robert Moreno, trajneri 48-vjeçar spanjoll i njohur për faktin se ka qenë për vite me radhë ndihmësi i Luis Enrique dhe për pak kohë trajner i Spanjës në vitin 2019, është shkarkuar për… “abuzim me Inteligjencën Artificiale”. Këtë e ka zbuluar për mediat ruse Andrei Orlov, ish-drejtori i përgjithshëm i FC Sochi, i cili në shtator të vitit 2005 ndërpreu marrëdhënien me trajnerin për rezultatet zhgënjyese sportive (skuadra ra nga kategoria nën drejtimin e tij), por mbi të gjitha sepse Moreno për të stërvitur do të ishte mbështetur plotësisht te IA dhe ChatGPT.

Formacione, zëvendësime, zgjedhje në merkato si sulmuesi kazak Artur Shushenachev (10 paraqitje dhe asnjë gol), metoda të reja motivuese pak konvencionale por jo vetëm: Orlov e përshkroi Moreno-n si një adhurues të zjarrtë të IA, një besim i verbër që e çoi në zgjedhje në kufijtë e absurdit… Si kur do t’i kishte besuar ChatGPT-së të gjithë planin e udhëtimit dhe përgatitjes për një transfertë në Khabarovsk, që do t’i kishte detyruar lojtarët të qëndronin zgjuar për 28 orë rresht: “Gjithçka dukej perfekte – ka treguar Orlov – por unë u pyeta kur do të flinin”.

Sipas Orlov, ChatGPT ishte bërë mjeti kryesor i punës së Moreno-s dhe kjo qasje do ta kishte larguar dhomën e zhveshjes, duke çuar në prishjen e raportit të besimit dhe, në mënyrë të pashmangshme, në shkarkim.

RAPORTI DHE PRISHJA ME LUIS ENRIQUE

Moreno ka qenë krahu i djathtë i Luis Enrique për nëntë vjet, duke punuar me të te Roma, Celta Vigo dhe Barcelona, përpara se të merrte drejtimin e kombëtares spanjolle. Pas dorëheqjes së Luis Enrique në qershor 2019 për sëmundjen e vajzës së tij, Moreno mori rolin e trajnerit duke kualifikuar skuadrën për Euro 2020, por në kthimin e tij tekniku aktual i PSG vendosi ta përjashtojë nga stafi teknik, duke e akuzuar se kishte vepruar në mënyrë të padrejtë dhe se kishte tentuar të merrte kontrollin në mënyrë të tepruar. Moreno është shprehur “i tronditur” dhe “i tradhtuar”, duke pohuar se kishte vepruar me besnikëri dhe se nuk kishte kuptuar arsyet e përjashtimit, duke i uruar megjithatë më të mirën Luis Enrique. Çarja mes të dyve shënoi fundin e marrëdhënies së tyre të gjatë profesionale.

PËRGJIGJJA E MORENO: “GJITHÇKA E RREME”

Trajneri spanjoll ka dhënë një deklaratë për As duke ofruar versionin e tij të fakteve dhe duke mohuar akuzat. Moreno ka deklaruar se Andrei Orlov e kishte lënë Sochi-n përpara tij dhe se për këtë arsye nuk mund të jetë në dijeni të realitetit të fakteve. “Burimi i këtyre informacioneve është një ish-drejtues i klubit me të cilin kishte pasur mospërputhje profesionale që çuan në largimin e tij. Nuk ekziston asnjë komunikatë zyrtare e klubit që konfirmon këtë version”, saktëson trajneri.

Për më tepër, Moreno ka shtuar se përdorte ChatGPT ekskluzivisht për përkthime nga spanjishtja në rusisht, “siç bëjnë të gjithë”. Së fundi, ka saktësuar se nuk bëhej fjalë për një shkarkim, por për një marrëveshje me mirëkuptim me drejtuesit pas rezultateve të dobëta të arritura.

“Nuk kam përdorur kurrë ChatGPT apo ndonjë IA për të përgatitur ndeshjet, për të vendosur formacionet apo për të zgjedhur lojtarët. Kjo është plotësisht e rreme. Ajo që kam bërë ndonjëherë ka qenë ta përdor për përkthime mes rusishtes dhe spanjishtes, që është një gjuhë që nuk e zotëroj. Por kjo nuk ka asnjë lidhje me vendimet sportive”, përfundoi ish-trajneri.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI