Flash

Punonjësit e Hipotekës Vlorë protestojnë kundër vendimit të transferimit në Tiranë

Lapsi.al 27 January 2026
Punonjësit e Hipotekës Vlorë protestojnë kundër

Punonjësit e Hipotekës në Vlorë kanë ngritur zërin kundër vendimit të transferimit në Tiranë, duke e cilësuar si një lëvizje të padrejtë dhe të pakoordinuar. Punonjësit shprehen se angazhimi profesional nuk ka munguar kurrë, madje kanë punuar edhe jashtë orarit zyrtar dhe gjatë fundjavave.

Sipas tyre, vendimi është marrë pa asnjë paralajmërim apo informacion mbi mënyrën se si do të menaxhohen kushtet e reja të punës, kryesisht transporti. Duke qënë se udhëtimi vajtje-ardhje do të zgjaste të paktën tre orë çdo ditë, duke e kthyer ditën e punës një mundim fizik. Nëpërmjet kësaj proteste punonjësit po kërkojnë që vendimi të rishikohet në mënyrë që të vazhdojnë punën si më parë.

Deklaratat e punonjësve:

"Kam filluar në 2014-ën me një shkëputje të vogël dyvjeçare dhe u riktheva në 2000, para dy-tre vjetësh. Plotësojnë të gjitha kushtet e punës, s’kemi marrë asnjë lloj,  paralajmërimi, asnjë lloj informacioni se si do funksionojë transporti, kushtet e punës. Është krejt ndryshe nga gjithë. Ne nga sot, nesër nuk e dimë ku të vemi, ku do, do flemë në Tiranë, do, do vemi do vijmë. Janë të paktën me trafikun aktual, janë të paktën tre orë.

Na mjafton rroga për të përballuar të gjitha këto shpenzime? Nuk e dimë. Presim të vazhdojmë punën siç e kemi bërë tërë kohës. Nuk ka munguar në Vlorë, nuk ka munguar asnjë gjë. Ne kemi ardhur edhe të shtuna. Kemi ardhur edhe të shtunën. Ne nuk kemi, ne nuk kemi munguar asnjëherë nga ana profesionale. Domethënë, në qoftë se ka një ngërç, nuk është ngërçi te ne. Në asnjë moment nuk ka qenë. Ne kemi qenë ata që kemi punuar dhe deri në orën 2 të natës. E dinë të gjithë. Problemi, problemi nuk qëndron te ne"

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI