Flash

Topalli: Qytetarët numërojnë qindarka ndërsa pushteti numëron projekte imagjinare

Lapsi.al 27 January 2026
Topalli: Qytetarët numërojnë qindarka ndërsa pushteti

Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli akuzoi qeverinë duke u shprehur se ndërkohë që qytetarët numërojnë qindarkat, pushteti numëron projektet imagjinare. Topalli tha se ndërkohë që flitet për satelitë dhe prodhim armësh, në urgjencën e Spitalit ikin dritat.

E gjitha kjo sipas, deputetes është një hendek moral i pushtetit. Topalli vijoi me akuza duke thënë se përmes AKSHI-t miliona euro po përqendrohen në një rreth të ngushtë të lidhur me pushtetin.

“U mësuam me premtime madhore dhe jetë të vogël për qytetarët. Sot flasim për satelitë, Smart City, prodhim armësh e makina lufte, fjalë të mëdha, tituj propagandistik. Në urgjencën e spitalit ikin dritat dhe nuk ka as gjenerator. Ky është hendek moral i pushtetit, nga satelitët në qiell te errësira në shtratin e pacientit. Na flasin për shëndetësi moderne por mungon energjia, aparatura, siguria bazë dhe aparaturat. Na flasin për zhvillim në teknologji por pensionet janë më të ulëtat në Evropë. Qytetarët numërojnë qindarka ndërsa pushteti numëron projekte imagjinare.

Ky është ikje nga realitet dhe kur refuzohet, gënjeshtra bëhet sistem. Ministra të arrestuar për korrupsion, të tjerë nën hetim, zyrtarë që bien një nga një jo si aksident por si model qeverisjeje. Kur korrupsioni bëhet sistem, ai shfaqet në asfalt, mungesë gjeneratorësh etj. Rrugë që çahen nga pesha e korrupsionit, jo nga pesha e makinave e as nga shirat. Tunele që pikojnë pa u hapur se kanë ndërtuar për tendera dhe jo jetë njerëzish. Pastaj vjen mashtrimi i ri, dixhitalizimi. Përmes AKSHI, miliona euro përqendrohen në një rreth të ngushtë të lidhur me pushtetin.”, tha Topalli.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI