Flash

Berisha në Strasburg: Narko-shteti po shkatërron zgjedhjet

Lapsi.al 28 January 2026
Berisha në Strasburg: Narko-shteti po shkatërron zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg se zgjedhjet në Shqipëri po shkatërrohen nga dy fenomene madhore: partia-shtet dhe narkoshteti. Berisha theksoi se, ndryshe nga zgjedhjet e lira që i shërbejnë shtetit të së drejtës, farsa zgjedhore prodhon efektin e kundërt.

Berisha akuzoi se krimi i organizuar ka shndërruar drogën në vota dhe votat në mbrojtje politike, duke përmendur deputetë të mbështetur nga kartele droge dhe bllokimin e drejtësisë. Lideri demokrat akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për pengimin e hetimeve dhe paralajmëroi për kapjen e institucioneve dhe keqpërdorimin e të dhënave shtetërore nga grupet kriminale.

Fjala e plotë:

Faleminderit, zonja Kryetare. Mendoj se çështja e zgjedhjeve në krizë, por edhe jashtë krizës, ka si pyetje më themelore këtë: a kemi zgjedhje apo një farsë zgjedhore. Zgjedhjet i shërbejnë shtetit të së drejtës; farsa zgjedhore ka efektin e kundërt.

Unë dënoj fuqishëm ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vendeve të tjera, por jam këtu gjithashtu për të denoncuar dy faktorë të tjerë madhorë që mund t’i shkatërrojnë zgjedhjet. Njëri prej tyre është shteti-parti ose partia-shtet, ashtu siç u tha këtu nga vëzhguesit, se në Shqipëri zgjedhjet u zhvilluan në klimën e një partie-shtet.

Problemi i dytë madhor është narkoshteti. Narkoshteti është një gjendje në të cilën droga dhe krimi shndërrohen në vota, dhe votat më pas shndërrohen në krime. 28 deputetë kanë hyrë në parlament të mbështetur nga kartelët më të fuqishëm të drogës. Pas kësaj, atyre iu dhanë 450 leje për hotele, motele, ndërtime dhe resorte turistike. Më pas, mandatet e tyre u përdorën për të bllokuar tërësisht Prokurorinë.

Prokuroria kërkoi arrestimin dhe heqjen e imunitetit të Zëvendëskryeministres. Edi Rama; Kryeministri, i quajtur Ramaduro i Madh, e bllokoi iniciativën e Prokurorisë dhe nuk po e lejon. Pse? Sepse në çdo tre rreshta të këtij dosjeje gjendet emri i tij. E njëjta gjë po ndodh me AKSHI-n, Agjencinë Kombëtare të Teknologjisë. Të gjitha të dhënat po eksportohen te bandat kriminale dhe banditët.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI