Flash

Aeroporti i Vlorës/ Dokumentet zbulojnë se si Vegim Hoxha mashtroi QKB për 47% të MABCO

Dokumentet e siguruara nga Lapsi.al zbulojnë se si administratori i Aeroportit të Vlorës, Vegim Hoxha, paraqiti në Qendrën Kombëtare të Biznesit deklarata që bien ndesh me shkresat zyrtare të bankës dhe Ministrisë së Infrastrukturës, për të mundësuar kalimin e 47% të kuotave të investitorit zviceran MABCO në favor të kompanisë 2A Group të Valon Ademit.

16:05

Flet kushëriri i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin e tifozëve të PAOK-ut

Lapsi.al 28 January 2026
Flet kushëriri i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin e

Një ditë pas aksidentit tragjik në autostradën DN6 në Rumani, ka reaguar kushëriri i shqiptarit Vasil Palo, një nga 7 tifozët që humbën jetën. Në një deklarate për median, Thomaq Ninka tregon se Palo jetonte në Greqi dhe i ati i kishte ndërruar jetë, jetonte me motrën dhe të ëmën.

Sipas Ninkës, marrëdhënia e tyre u zbeh pasi i ati i viktimës, ndërroi jetë dhe e ëma u rimartua. Kushëriri i Palos, shprehet i pikëlluar teksa shprehet se, e mori vesh lajmin nga TV dhe se kjo tragjedi është një fatkeqësi e madhe.

Kushëriri i viktimës:

“Jam kushëriri i parë i babait të Vasilit. Ne e morëm vesh lajmin nga TV, e dhanë lajmet.

Djali kishte lindur në Greqi. Janë të rinj, kishin ikur të shihnin një ndeshje, nuk e di se çfarë ekipi ishte, siç iknin me fugon ishin përplasur me një kamion edhe kjo është ngjarja.

Jetonte në Greqi dhe i ati i kishte ndërruar jetë, jetonte me motrën dhe të ëmën. Nuk kemi patur shumë lidhje qëkur i vdiq i ati dhe e ëma u rimartua me një tjetër. Ne nuk dimë se çfarë ndodhte andej, s’kanë ardhur ndonjëherë këtu në Shqipëri ata. Ka gati 10 vite i ati që i ka vdekur, kur Vasili ishte rreth 13-14 vjeç. Ishin emigrantë në Greqi, nga Korça është edhe e ëma, të gjithë nga Korça dhe kanë ikur në emigrim siç ikin Shqiptarët. Andej kanë lindur dhe djali dhe vajza. Fat i keq, fatkeqësi e madhe”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI