Flash

Genti Gazheli shkarkohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave

Lapsi.al 28 January 2026
Genti Gazheli shkarkohet nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm

Genti Gazheli është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, një prej institucioneve më kyçe për financat publike, mbledhjen e të ardhurave dhe kontrollin kufitar.

Burime të besueshme konfirmojnë se urdhri për shkarkimin e tij është firmosur para udhëtimit të kryeministrit Edi Rama drejt Izraelit. Vendimi është marrë në heshtje dhe pa një njoftim zyrtar publik deri më tani.

Sipas të njëjtave burime, në vend të Gazhelit pritet të emërohet Shkëlqim Hajdari, megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga qeveria apo Ministria e Financave. Ndryshimi në drejtimin e Doganave vjen në një moment të ndjeshëm për administrimin fiskal, luftën kundër kontrabandës dhe kontrollin e flukseve tregtare në kufi, duke ngritur pikëpyetje mbi arsyet reale të këtij vendimi dhe ndikimin e tij në menaxhimin e një prej institucioneve më strategjike të shtetit.

 

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 28 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.1 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërkohë monedha europiane euro do blihet m...

09:02

Martesat në rënie historike, rriten divorcet

Shqiptarët po martohet gjithnjë e më pak dhe po ndahen gjithnjë e më shumë. Shifrat më të fundit të INSTAT tregojnë se numri i martesave ka rënë në nivelin më t...

07:13

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI