Flash

OSBE: Inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes, mbrohen gazetarët

Lapsi.al 28 January 2026
OSBE: Inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes, mbrohen

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka mirëpritur ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, ndërsa ka inkurajuar ligjvënësit shqiptarë për dekriminalizim të plotë.

Prezenca e OSBE e ka cilësuar këtë nismë si një hap të rëndësishëm për lirinë e shprehjes dhe mbrojtjen e gazetarëve, ndërsa shton po ashtu se ky ka qenë një rekomandim i hershëm nga OSBE.

“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret ndryshimet e fundit në Kodin Penal lidhur me shpifjen, si një hap të parë të rëndësishëm drejt forcimit të lirisë së shprehjes. Forcimi i mbrojtjes për gazetarët pasqyron një rekomandim të hershëm të OSBE-së.

Ne vijojmë të inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe përdorimin e masave civile proporcional”, thuhet në reagimin e tyre.

Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë, miratoi një ditë më parë, 27 janar, projektligjin për shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal me 85 vota pro, 9 kundër dhe zero abstenime, ku ndër të tjera përfshihen formulime nenesh për dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët dhe mbrojtjen e tyre në detyrë, formulime që janë kontestuar si “të pjesshme dhe të pazbatueshme” nga organizatat e lirisë së medias.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI