Flash

6 orë debate në GJKKO për çështjen Meta-Kryemadhi, SPAK paraqet aktakuzën dhe provat

Lapsi.al 29 January 2026
6 orë debate në GJKKO për çështjen Meta-Kryemadhi,

Seanca gjyqësore për çështjen Meta–Kryemadhi, e zhvilluar këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka zgjatur rreth 6 orë.

Gjatë seancës, prokurorët e SPAK kanë vijuar paraqitjen e aktakuzës dhe provave të bashkëngjitura në dosje, duke lexuar një pjesë të konsiderueshme të materialit hetimor. Procesi është shoqëruar edhe me debate mes palëve.

Pas përfundimit të paraqitjes së aktakuzës dhe provave nga ana e SPAK, në seancat e ardhshme pritet që fjala t’i kalojë mbrojtjes.

Çështja Meta–Kryemadhi lidhet me hetimet SPAK ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, dhe ish-kryetares së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, për akuza që përfshijnë korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Hetimet kanë si bazë disa episode të dyshuara, përfshirë çështjen CEZ-DIA dhe lobimin në Shtetet e Bashkuara. Të dy të pandehurit i kanë mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si politike, ndërsa procesi po shqyrtohet nga GJKKO.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI