Flash

Berisha: Ja pse Rama nuk pranon heqjen e imunitetit të zv.kryeministres

Lapsi.al 29 January 2026
Berisha: Ja pse Rama nuk pranon heqjen e imunitetit të zv.kryeministres

Zvarritja e procesit për imunitetit të Ballukut, a po shkon mazhoranca në djegien e skenarit të afatit 3 mujor që i duhet parlamentit kohë për të shqyrtuar kërkesë e SPAK.

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk pranon t’i heqë imunitetin Ballukut sepse sipas tij është vetë i përlyer në atë dosje.

Më tej Berisha theksoi se gjithçka është e qartë dhe se edhe qytetarët tashmë e dinë se gjithçka tek AKSHI është familja Rama, Linda Rama, Armand Frangu dhe vetë kryeministri.

Pjesë nga deklarata:

Pyetje: Zvarritja e procesit për imunitetit të Ballukut, a po shkon mazhoranca në djegien e skenarit të afatit 3 mujor që i duhet parlamentit kohë për të shqyrtuar kërkesë e SPAK

Berisha: Edi Rama nuk pranon ti heqë imunitetin Lubi Ballukut sepse e di që në 3 rreshta dy janë për Ramën në atë dosje. Në 6500 mesazhe të paktën 4000 janë të Ramës dhe ai i di këto. Pra është një mundësi, por edhe sikur të mos ishte ai nuk heq imunitetitn, Atë mund ta largojë si zv/kryeministre dhe rri si presto nome në vend të saj aty. Mos harroni mbledhjen e përbashkët të qeverisë dhe Kryesisë dhe që e detyrojë Ramën të bëjë mbledhje në selinë e PS. Ajo kërcënoi si Taon edhe Spiro Gjokën sepse i ka të regjistruara të gjitha me Oltjon Bistrin…I ka të gjithë në xhep ajo dhe ata ulnin kokat si turpe dhe Rama thoshte e ka me mua nuk e ka gjë Belinda…”.

Më tej Berisha nënvizoi: “PD nuk legjitimohet ti drejtohet Komisionit të Venecias. Ky komision i përgjigjet qeverive, vetëm shqiptarët e kanë fjalën, është radha e tyre. Unë siguroj që termometri i zemërimit po shkon në nivele më të larta tek qytetarët. Edhe qytetarët e dinë që AKSHI është Rama me Armand Frangu, e dinë që pengjet janë marrë për qindra milionët e tyre…Ju e patë vetë uraganin…Po shkohet drejt triumfit të ligjit dhe të Kushtetutës….! Edi Rama në çdo vend që shkon, jashtë dhe brenda vendit, tani është armik i egër i kombit shqiptar. Ky është përcaktimi im i qartë.

Të këshilluara

Mbahet sot seanca paraprake për Ilir Metën

Mbahet sot seanca paraprake për Ilir Metën. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndodhet prej më shumë se një viti në qeli. Siç shihet edhe nga videoja e...

10:31

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI