Flash

Berisha: Në Strasburg denoncuam me dokumente situatën dramatike të Shqipërisë

Lapsi.al 29 January 2026
Berisha: Në Strasburg denoncuam me dokumente situatën dramatike

Kryedemokrati Sali Berisha ka paraqitur para mediave aktivitetin që kishte zhvilluar gjatë një vizite në Strasburg ku mori pjesë në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Gjatë një konference për shtypin në selinë e PD, Berisha u shpreh se në Strasburg informuan të pranishmit se Edi Rama përbën një rrezik madhor për vendet e tyre.

Berisha e quajti Ramën si padrinon e karteleve më të fuqishme të drogës në Europë.

"U ktheva mbrëmë pas një qëndrimi si anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe një aktiviteti intensiv në tempullin e demokracisë evropiane. Ditët e qëndrimit në Strasburg u përdorën për dënimin me forcën më të madhe, për paraqitjen e fakteve, dokumenteve mbi situatën dramatike në narko-shtetin e Shqipërisë. Diktaturën autoritare në Shqipëri! Në grupin parlamentar të Partisë Popullore, në seancat plenare të Asamblesë Parlamentare, siç mund t’i keni ndjekur, paraqitëm rrezikun e madh që organizata kriminale qeveri shqiptare, e kryesuar nga Edi Rama paraqet jo vetëm për shqiptarët, por paraqet për mbarë Europën.

Ne, informuam dhe paralajmëruam të pranishmit se Edi Rama përbën një rrezik madhor për vendet e tyre pasi ai është padrino sot i karteleve më të fuqishme të drogës në Europës, të cilat eksportojnë drejt Europës, zënë vendin e parë në eksportin drejt Europës të marijuanës, janë aksionerët më kryesorë në tregun e kokainës dhe heroinës. Janë transportuesit më kryesorë të drogës nga Amerika Latine në portet e kontinentit evropian dhe kanë për porte të lira të gjitha portet e Shqipërisë. Informuam për qindra e qindra leje, hotele, resorte turistike, kulla korrupsioni dhe droga të dhëna pas zgjedhjeve të 11 majit nga Edi Rama si shpërblim për pjesëmarrjen e gjerë të tyre në zgjedhje," tha Berisha.

Të këshilluara

Mbahet sot seanca paraprake për Ilir Metën

Mbahet sot seanca paraprake për Ilir Metën. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndodhet prej më shumë se një viti në qeli. Siç shihet edhe nga videoja e...

10:31

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI