Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Dosja 5D e bashkisë së Tiranës/ Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i shpëton burgut

Lapsi.al 29 January 2026
Dosja 5D e bashkisë së Tiranës/ Komisioni i Vlerësimit

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi sot të zhbëjë dënimet me burg të dhëna nga Shkalla e Parë për pesë zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, të përfshirë në dosjen e njohur si “5D”. Me vendimin e Apelit, Eglantina Zere, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha dhe Kristo Zhulati u vendosën në shërbim prove për një periudhë njëvjeçare, duke shmangur vuajtjen e dënimit me burg.

Pesë zyrtarët ishin veçuar nga pjesa tjetër e grupit të të pandehurve, ku përfshihen edhe ish-drejtues të lartë të Bashkisë së Tiranës. Në Shkallën e Parë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kishte dënuar Eglantina Zeren me 1 vit burg, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar ishte reduktuar në 8 muaj heqje lirie. Apeli vendosi pezullimin e këtij dënimi, duke e konvertuar atë në shërbim prove për një vit. Të njëjtin fat patën edhe katër të pandehurit e tjerë, të cilët në Shkallën e Parë ishin dënuar me nga 9 muaj burg, të reduktuar në 6 muaj pas gjykimit të shkurtuar.

Të gjithë u shpallën fajtorë për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera”. Sipas hetimeve të SPAK, është provuar se Eglantina Zere, në cilësinë e titullares së autoritetit kontraktor “Tirana Parking”, institucion në varësi të Bashkisë së Tiranës, në bashkëpunim me Enkelejda Qytën, Bruno Koçin dhe Rivjola Baxhën, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, si dhe me Kristo Zhulatin, anëtar i Njësisë së Prokurimit, kanë krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për bashkimin e operatorëve ekonomikë fitues “V.A.S Konstruksion” sh.p.k dhe “Rroku Guest” sh.p.k.

Shkeljet lidhen me procedurën e prokurimit për “Rikonstruksionin e sheshit të parkimit te Selman Stërmasi”, ku sipas prokurorisë, kriteret dhe procesi i vlerësimit janë manipuluar për të favorizuar operatorë të paracaktuar.

Në një tjetër proces të lidhur me dosjen “5D”, Gjykata ka dënuar gjithashtu me 1 vit burg ish-drejtoreshën e klubit shumësportësh “Tirana”, Debora Keçi, dënim i cili është konvertuar në 2 vite shërbim prove. Në këtë çështje janë dënuar edhe 8 ish-zyrtarë të tjerë, të akuzuar për abuzime në një tender për rikonstruksionin e një palestre, punimet e së cilës u realizuan nga shoqëria “5D”.

Dosja “5D” përfshin edhe dy ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla dhe Mariglen Qato, të cilët janë ende në proces gjyqësor. Për ta, si edhe për Taulat Tushën, gjykimi vijon i ndarë me procedurë të zakonshme. Nga ky grup, vetëm Mariglen Qato ndodhet aktualisht në masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa dy të tjerët janë liruar me masa më të lehta sigurie.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI