Flash

Kim Kardashian thyen heshtjen për fotot e fshira me Sussex-ët

Lapsi.al 29 January 2026
Kim Kardashian thyen heshtjen për fotot e fshira me Sussex-ët

Kim Kardashian ka zbuluar më në fund arsyen pse ajo dhe nëna e saj, Kris Jenner, fshinë papritur nga Instagrami fotot me Meghan Markle dhe Princin Harry, të publikuara pas festës së 70-vjetorit të Jenner-it në nëntor të vitit të kaluar.

Duke folur në podcastin e motrës së saj, “Khloé In Wonder Land”, Kim e quajti gjithë situatën “krejtësisht të pafajshme”.

“Ishte vërtet shumë pa plan, gjë që është çmenduri duke parë sa u ekzagjerua,” tha Kim, 45 vjeç.

Ajo shtoi se Kris Jenner dhe Meghan Markle janë mike prej vitesh dhe kanë një marrëdhënie shumë të ngrohtë. Sipas Kim, ajo dhe nëna e saj po përzgjidhnin fotot që do të postonin nga festa luksoze e ditëlindjes së 70-të të Kris-it, ku morën pjesë shumë emra të njohur.

“Na u tha se ishte në rregull t’i postonim fotot. Më pas, pasi u publikuan, u kuptua se ishte Remembrance Day dhe ata nuk donin të dukeshin sikur po festonin,” shpjegoi Kim.

Ajo sqaroi se Meghan dhe Harry kishin marrë pjesë edhe në një event bamirësie më herët atë mbrëmje, gjë që ishte e pranueshme, por fotot nga një festë me vallëzim mund të keqinterpretoheshin.

“Vendosëm t’i fshijmë për të respektuar Remembrance Day,” tha Kim, duke iu referuar ditës përkujtimore për të rënët në shërbimin ushtarak.

Kim shtoi se më pas të gjithë e kuptuan se situata ishte ekzagjeruar pa nevojë. Ajo pranoi se u ndje keq për mënyrën se si u perceptua gjithçka nga publiku dhe media.

“Më erdhi shumë keq që u kthye në diçka kaq të madhe dhe të panevojshme,” tha ajo.

Siç ishte raportuar më herët, Princ Harry dhe Meghan Markle morën pjesë në festën e Kris Jenner më 8 nëntor 2025, e mbajtur në rezidencën luksoze të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Beverly Hills. Pas festës, Kim dhe Kris postuan disa foto në Instagram, përfshirë edhe ato me Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it, por i fshinë pak më vonë.

Burime për Page Six kishin deklaruar se përfaqësuesit e Meghan dhe Harry kishin kërkuar heqjen e fotove për të mos acaruar më tej marrëdhëniet me familjen mbretërore britanike, ndërsa disa persona pranë pallatit e kishin cilësuar paraqitjen e tyre në festë si “të papërshtatshme”.

Ngjarja shkaktoi reagime të shumta në media dhe raportohet se tensionet e krijuara kontribuan edhe në largimin e publicistes së tyre të radhës, e 11-ta me radhë.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI