Flash

Shkonte drejt Greqisë, 45-vjeçari kapet me euro të padeklaruara në Portin e Sarandës

Lapsi.al 29 January 2026
Shkonte drejt Greqisë, 45-vjeçari kapet me euro të padeklaruara

Një 45-vjeçar grek është vënë në hetim, pasi tentoi të dalë nga Shqipëria me 45 mijë euro të padeklaruara. Shuma e parave i është gjetur brenda në çantë teksa po udhëtonte drejt Greqisë nga Porti i Sarandës.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Sarandë, gjatë kontrolleve të vazhdueshme që kryejnë me synim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, i kanë gjetur një shtetasi, në çantë, 45 000 euro, të cilat ai po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar.

Në vijim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin grek G. V., banues në Greqi”, njoftoi Policia.

Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Të këshilluara

Mbahet sot seanca paraprake për Ilir Metën

Mbahet sot seanca paraprake për Ilir Metën. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ndodhet prej më shumë se një viti në qeli. Siç shihet edhe nga videoja e...

10:31

Këmbimi valutor 29 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.3 lekë dhe do shitet me 81.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:41

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI