Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Tenderat e 4 komisariateve, SPAK jep pretencën për 15 të pandehur

Lapsi.al 29 January 2026
Tenderat e 4 komisariateve, SPAK jep pretencën për 15 të pandehur

Abuzimi me tenderin “Studim-projektim i disa objekteve të Policisë së Shtetit”, SPAK ka dhënë pretencën për zyrtarë të Ministrisë së Brendshme. Prokurorja Dorina Bejko ka kërkuar dënimin me 9 muaj burg për Denisa Skënderajn, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 1/3, duke zbritur në 6 muaj burg. Në pretencë, SPAK kërkon pezullimin e dënimit dhe vendosjen e të pandehurës në shërbim prove për 1 vit.

E njëjta pretencë është dhënë edhe për të pandehurat:

Lira Kolari

Lindita Mukaj

Silva Dauti (Kushi)

Grida Isufi

Jonarda Çurku

Julia Hysa (Done)

Elora Kokalari

Aida Shehi

Për gratë, SPAK ka kërkuar që dënimi të mos ekzekutohet me burg edhe në rast shpalljeje fajtore, ndërsa për burrat nuk është kërkuar aplikimi i nenit 59 të Kodit Penal.

Për Blendi Kovin, SPAK ka kërkuar 9 muaj burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 6 muaj. E njëjta pretencë është dhënë edhe për:

Deni Klosi

Ferdinand Tarazhi

Emiljano Mehmeti

Klejdi Meço

Erand Robaçi

Për të gjithë 15 të pandehurit, prokurorja Dorina Bejko ka kërkuar gjithashtu heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Ndërkohë, çështja ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme dhe ish-deputetit të PS, Plarent Ndreca, është ndarë, pasi ai ka kërkuar të gjykohet me procedurë të zakonshme. Në kuadër të kësaj dosjeje, është marrë në pyetje edhe ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Tenderat për supervizimin e 4 komisariateve në Vlorë, Komisariatin nr. 4 në Tiranë, Pogradec dhe Mirditë kapnin vlerën rreth 555 mijë euro. Sipas SPAK, procedurat janë kryer në shkelje të ligjit për të favorizuar një prej kompanive pjesëmarrëse.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI