Flash

Ushtronin prostitucion në apartament me qira/ Në hetim dy braziliane dhe shqiptarë

Lapsi.al 29 January 2026
Ushtronin prostitucion në apartament me qira/ Në hetim dy braziliane

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast prostitucioni. Sipas njoftimit të policisë, nën hetim janë vënë katër persona, dy prej tyre braziliane dhe dy shqiptarë. Uniformat blu, bëjnë me dije se, dy brazilianet kishin marrë me qira një apartament në zonën e Vollgës, dhe e kishin përshtatur për të ushtruar prostitucion.

Policia njofton se, gjithashtu u proceduan edhe dy shqiptarë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestua një shumë parash në valuta të ndryshme, aparate celularë si dhe karta telefoni.

Njoftimi i policisë:

"Durrës/ Finalizohet faza e 14-të e operacionit policor të koduar “Storm”.

Operacioni pas hetimeve dyjavore me metoda proaktive. Kishin marrë një apartament me qira, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, Durrës, të cilin e kishin përshtatur me qëllim kryerjen e aktivitetit të ushtrimit të prostitucionit; procedohen penalisht dy shtetase braziliane. Procedohen për prostitucion edhe dy shtetas shqiptare.

Sekuestrohen shuma parash, pasaportat e dy shtetaseve, blloqe shënimesh dhe 8 celularë.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizoi fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë 2-javore, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”. Si rezultat i këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë shtetaset Th. C., 35 vjeçe, dhe A. F., 39 vjeçe, lindur në Brazil.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, edhe dy shtetas E. D. dhe S. A., banues në Durrës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 1 080 euro, 116 700 lekë, 120 dollarë amerikanë, 80 paund britanikë, 150 franga dhe 3 430 dinarë, si dhe dy pasaporta të shtetaseve të huaja, 8 aparate celularë, karta telefoni dhe blloqe shënimesh.

Nga veprimet hetimore të kryera për nevoja të këtij procedimi rezultoi se këto shtetase kishin marrë një apartament me qira, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, Durrës, të cilin e kishin përshtatur me qëllim kryerjen e aktivitetit të ushtrimit të prostitucionit. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Të këshilluara

Këmbimi valutor 29 janar 2026

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.3 lekë dhe do shitet me 81.5 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet m...

08:41

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Për ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të her...

07:15

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI