Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Vlonjatët mbeten pa Kadastër, dosjet ia marrin në Tiranë

Lapsi.al 29 January 2026
Vlonjatët mbeten pa Kadastër, dosjet ia marrin në Tiranë

Rreth orës 14:00 të ditës së sotme, baza materiale dhe dosjet e Kadastrës së Vlorës kanë nisur të transportohen drejt Tiranës për veprime të mëtejshme. Procesi po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa materialet po ngarkohen në një kamion, të shoqëruar nga forcat e Policisë së Shtetit, raporton Syri tv.

Burime bëjnë me dije se dosjet përkatëse do të administrohen nga autoritetet kompetente në Tiranë, në kuadër të procedurave të mëtejshme hetimore dhe verifikuese.

Hipotekës së Vlorës iu vu dryni pak ditë më parë, pas vendimit për transferimin në Tiranë, duke nxitur protestën dhe pezullimin e punës nga punonjësit.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka reaguar lidhur me zhvendosjen e këtij institucioni nga Vlora duke thënë se procesi i transferimit të drejtorive vendore në Tiranë ka nisur që nën vitin 2021 dhe se ky riorganizim synon përshpejtimin e trajtimit dhe unifikimin e praktikave të punës.

“Prej kohësh, proceset kadastrale për disa drejtori vendore janë të lokalizuara në Tiranë, si pjesë e një modeli organizimi që synon optimizimin e burimeve njerëzore dhe proceseve administrative.

Aplikimet për të gjitha proceset kadastrale kryhen online përmes portalit e-Albania dhe shërbimet përkatëse ofrohen gjithashtu në mënyrë elektronike, drejtpërdrejt në profilin e qytetarit aplikues.

Gjithashtu, dokumentacioni i nevojshëm për trajtimin e aplikimit, përveç ngarkimit në sistemin elektronik, dërgohet edhe përmes Postës Shqiptare pranë drejtorisë vendore, pavarësisht vendndodhjes së saj, për t’u administruar dhe bashkëlidhur me aplikimin e kryer në mënyrë të rregullt dhe të standardizuar.

Procesi i transferimit të drejtorive vendore në Tiranë ka nisur që nën vitin 2021 me transferimin e Durrësit e Krujës, për të vijuar më tej edhe me drejtori të tjera si Shkodër, Kavajë, Kamëz -Vorë, dhe Vlorë.

Në kuadër të rritjes së efikasitetit dhe të mirëadministrimit të proceseve të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, edhe pjesa e mbetur e punonjësve në qytetin e Vlorës, po zhvendoset në Tiranë. Ky riorganizim synon përshpejtimin e trajtimit dhe unifikimin e praktikave të punës”, thuhet në reagimin e ASHK.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI