Flash

I dënuar me 9 vite burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, prangoset 53-vjeçari

Lapsi.al 30 January 2026
I dënuar me 9 vite burg për drogë dhe shfrytëzim

Një 53-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Shijak, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Bëhet fjalë për Festim Keci, i dënuar nga drejtësia italiane me 9 vite burg për trafik të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni. Arrestimi u krye pas një pune të koordinuar për gjurmimin dhe lokalizimin e personave në kërkim.

Operacioni u realizua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak dhe Forcat Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Sipas njoftimit zyrtar, Keci ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, në vitin 2023, e ka dënuar me 9 vite burg për veprat penale të parashikuara nga Kodi Penal italian: trafikim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI