Flash

Dhunuan një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtuan automjetin, nis hetimi për tri persona

Lapsi.al 31 January 2026
Dhunuan një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtuan

Prokuroria e Durrësit ka nisur procedim penal ndaj një 44-vjeçari, i dyshuar se në bashkëpunim me dy persona të tjerë ka ushtruar dhunë fizike ndaj një çifti dhe ka dëmtuar automjetin e tyre pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur më 30 janar, rreth orës 17:30, në zonën Nishtulla në Durrës.

Pas një përplasjeje për motive të dobëta, tre persona dyshohet se kanë goditur me grushte një burrë dhe një grua, të dy 55 vjeç. Ata kanë thyer xhamat e derës së shoferit dhe të pasagjerit të një automjeti tip “Ford Focus”. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Durrësit për veprat penale “plagosje e lehtë me dashje” dhe “shkatërrim i pronës”, të kryera në bashkëpunim. Ndërkohë, dy personat e tjerë të përfshirë në konflikt janë shpallur në kërkim nga policia. Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI