Flash

U merrnin para qytetarëve përmes mashtrimeve, arrestohet çifti në Tiranë

Lapsi.al 31 January 2026
U merrnin para qytetarëve përmes mashtrimeve, arrestohet çifti

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, të dyshuar për një skemë mashtrimi që lidhet me shitblerjen e apartamenteve. Sipas hetimeve, Elvis Ramca dhe Veriana Ziu dyshohet se u merrnin qytetarëve shuma të mëdha parash, duke iu premtuar blerjen e banesave.

Burime zyrtare bëjnë me dije se çifti, që bashkëjetonte, përdorte dokumente bankare të falsifikuara. Ata bindnin viktimat se pagesat ishin kryer dhe se procesi i blerjes së apartamenteve po vijonte normalisht. Këto mandate banke të rreme u paraqiteshin fillimisht qytetarëve, ndërsa më pas edhe kompanive të ndërtimit, me synimin për të lidhur kontrata fiktive shitblerjeje.

Hetimet nisën pas kallëzimeve të disa qytetarëve, të cilët deklaruan se dhënë para për blerjen e apartamenteve, pa marrë asnjë pronë në këmbim. Pas verifikimeve dhe veprimeve hetimore, policia arriti në identifikimin dhe arrestimin e dy të dyshuarve, 39 dhe 34 vjeç. Sipas dyshimeve, pasi përvetësonin paratë, ata krijonin dokumente të falsifikuara për të mbuluar gjurmët e mashtrimit dhe për të krijuar bindjen se transaksionet financiare ishin kryer realisht. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve dhe veprimeve të mëtejshme ligjore.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI